
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar nga selia e partisë se mbetet “në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve”.
“Mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar PD-në”, tha kreu demokrat.
Më herët, Arbi Agalliu deklaronte: “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Bashës, por se kur do ta japë, kjo ngelet në përgjegjësinë e tij. Grupi i PD-së do të ndërmarrë të gjitha hapat që ka rregullorja dhe statuti, nëse Basha nuk vepron në kohë”. (A2 Televizion)