
Elmar Brok, ish-eurodeputet gjerman i CDU-së dhe sot anëtar i CDU-së, e cila është pjesë e Partisë Popullore Evropiane është takuar me Sali Berishën dhe Belind Këlliçin, ku fokusi i bisedimeve ishte zgjidhja e krizës në PD.
Ndërkohë, nga PD-ja zyrtare, Brok mësohet se ka takuar edhe kreun demokrat, Lulzim Bashën.
Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, do të takojë kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, duke shmangur në këtë mënyrë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (A2 Televizion)