Basha: Nuk përfshihem në batuta bajate, propozimet tona janë realiste

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 14:10 | Politikë
Basha: Nuk përfshihem në batuta bajate, propozimet tona janë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot për ironinë kryeministrit Rama, pas detajimit të 8 pikave që PD mendon të nevojshme për përballjen e situatës në vend gjatë pandemisë së koronavirusit.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3022657477785413

Basha deklaroi se “jeta nuk ka çmim, ndaj unë sot nuk dua të përfshihem në batuta bajate që nuk të çojnë asgjëkundi dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje”.

https://a2news.com/2020/03/15/koronavirusi-ne-shqiperi-rama-reagon-pas-8-propozimeve-te-pd-plani-7x742-maskarade/

Kryetari i PD tha se propozimet janë realiste dhe bazuar në dy parime bazë, “mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit, dhe mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë”.

Sipas kryedemokratit “detyra numër një e qeverisë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve shqiptarë kudo ku jetojnë, anembanë vendit, dhe më pas, garancitë për kompensimin e këtij dëmi”, duke kërkuar edhe një herë masa fiskale lehtësuese për sipërmarrësit e vegjël. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos