PD: Qeveria të pajisë mjekët me veshje speciale

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 16:14 | Politikë
PD: Qeveria të pajisë mjekët me veshje speciale

Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të marrë 3 masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve që janë në frontin e parë në luftën me koronavirusin, por edhe në ndihmë të qytetarëve.

Mbrojtja e personelit mjekësor me pajisje dhe mjete speciale, dezinfektim me shpejtësi në nivel kombëtar i rrugëve, mjediseve publike, ndërtesave jopublike dhe miratimin pa vonesë të paketës social-ekonomike për shmangien e krizës, janë masat e kërkuara nga PD.

"Pas mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Durrësit dhe Beratit, raportohet se edhe mjekë dhe infermierë në Spitalin e Fierit janë futur në karantinë, për shkak se i kanë shërbyer personave të prekur nga koronavirusi pa mjetet e nevojshme mbrojtëse. Po bëhet 1 javë që kur është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë”, përfundon reagimi i PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos