
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për miratimin e paketës së ligjit anti-shpifje, të cilësuar nga Basha si “ ligji i censurës”, në një moment kur “kur mijëra familje janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje”.
Kryedemokrati shtoi se Rama, pasi ka vjedhur zgjedhjet me krimin “me urgjencë tenton t’i mbyllë gojën gazetarëve shqiptarë”, sepse “qeveria Rama po përgatit vjedhjen e radhës, kësaj here mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit”.
Basha i bën thirrje presidentit Meta të mos dekretojë ligjin, “që rikthen ligjin famëkeq të diktaturës për agjitacion e propagandë”.
Kreu i PD-së deklaroi se vendimi i Qeverisë “e çon vendin dhe qytetarët shqiptarë shumë hapa pas në rrugën e integrimit europian dhe sjell pasoja të rënda për të ardhmen e tyre”. (A2 Televizion)