
Pas kryeministrit Edi Rama, edhe lideri i opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi rezultatet e zgjedhjeve vendore në Kosovë.
Sipas Bashës, zgjedhjet përfaqësojnë një leksion të demokracisë. “Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që përcolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë”.
Më parë, kryeministri Rama kishte përgëzuar në veçanti kryebashkiakun e ri të Prishtinës, kandidatin e LDK Përparim Rama, që mundi kandidatin e Vetëvendosjes Arben Vitia. (A2 Televizion)