Shteti ku njerëzit refuzojnë të vaksinohen

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 11:33 | Bota
Shteti ku njerëzit refuzojnë të vaksinohen

Edhe pse vaksina ka qenë një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër Covid-19, është një shtet në botë që, për disa arsye, nuk lejon qytetarët e tij që të vaksinohen.

Bëhet fjalë për Papua Guinenë e Re, një shtet në jugperëndim të Oqeanit Paqësor. Arsyeja pse nuk vaksinohen është frika ndaj vaksinës. Opozita e vendit i kërkoi qeverisë që të ndalonte fushatën e vaksinimit, duke e konsideruar “fushatë terrori dhe konfuzioni”.

https://a2news.com/2021/11/14/kina-prezanton-vaksinen-pa-shiringe/

Gjithashtu, në këtë vend mendojnë se vaksinimi “nuk është kura e koronavirusit”.

Një arsye tjetër pse Papua Guinea e Re është vendi më i pavaksinuar në botë është feja. Shumica e shtetasve janë të krishterë dhe roli që luajnë kishat në ndikimin e popullsisë për të mos u vaksinuar, është i madh.

Në këtë mënyrë, ky shtet po e përballon pandeminë me 3 mënyra: ilaçe popullore, lutje dhe besim në imunitetin e tufës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/13/rritja-e-infektimeve-nga-koronavirusi-obsh-kerkon-rikthimin-e-masave-ne-disa-shtete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos