
Irani është goditur pasditen e sotme nga dy tërmete të forta, njëri prej të cilëve me magnitudë 6,3.
Sipas EMSC, epiqendra ka qenë pranë qytetit Bandar Abbas, ndërsa thellësia ishte 10 km.
Raportohet për shumë shtëpi të shkatërruara, por ende nuk ka të dhëna zyrtare për viktima.
Lëkundjet janë ndjerë deri në Dubai dhe Arabinë Saudite. (A2 Televizion)