
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka uruar Albin Kurtit fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, që sheh Vetëvendosjen bindshëm si forcë e parë, duke cilësuar procesin zgjedhor si një “model demokracie për mbarë rajonin”.
“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë t’i adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës”.
Lideri demokrat deklaroi se do të jetë i lumtur të bashkëpunojë “ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona”. (A2 Televizion)