
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili sot kujtoi ato që i quajti premtime të pambajtura të kreut të qeverisë, si dhe vuri në dukje situatën aktuale të përmbytjeve.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama u shpreh: “Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç'bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina”. (A2 Televizion)