Basha publikon “të dhënat katastrofike” të taksës progresive

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 12:53 | Politikë
Basha publikon “të dhënat katastrofike” të

Me Qeverinë Rama, shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Pohimi vjen nga kryedemokrati Lulzim Basha që publikoi në Facebook të dhënat e një studimi të kryer nga revista Monitor.

Sipas Bashës, këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie. Kryedemokrati premtoi se do të rrisë të ardhurat e shqiptarëve kur të vijë në pushtet, duke ua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. “Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3337068876344270

A2 CNN Livestream

Latest Videos