Basha: Rama po mban peng Shqipërinë, të ndjekë shembullin e Zaev

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 11:14 | Politikë
Basha: Rama po mban peng Shqipërinë, të ndjekë shembullin e

Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se qeveria e Edi Ramës duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se Rama po e mban peng Shqipërinë dhe duhet t’ia kthejë popullit mandatin.  

“Për këtë u artikuluan disa kushte që në thelb tregojnë se Shqipëria me këtë qeveria ka bërë hapa pas. Situata e rëndë ekonomike, kapja e institucioneve, ka detyruar shqiptarët të largohen në numra rekord si azilkërkues. Këto nuk janë probleme të BE, siç deklaron propaganda e Kryeministrit aktual. Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare. Nga ana tjetër, qeveria jonë, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin për popullin. Ne kemi vetëm një rrugë dhe kjo është ajo europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën. Gjermania i tha po Shqipërisë dhe jo Qeverisë.

Një njeri po na mban peng të gjithëve, kjo duhet të marrë fund. Është koha që qeveria duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe t’i kthejë popullit mandatin”, tha Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/19/kryeministri-i-maqedonise-se-veriut-zaev-propozon-zgjedhje-te-parakohshme/
https://a2news.com/2019/10/18/rama-edhe-zvicra-po-te-kishte-aplikuar-nuk-jam-i-sigurt-nese-do-ti-hapeshin-negociatat-mbreme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos