Basha: Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të harruar keqmenaxhimin e pandemisë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 12:37 | Politikë
Basha: Rama po provon çdo lojë të pistë politike për

Për Lulzim Bashën, Edi Rama “po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre”.

Kreu demokrat zhvilloi një takim me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati.

“Folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur Ramavirusi”, shkruan Basha në postimin e tij në Facebook, ku bashkëngjitur ka ndarë video nga takimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos