
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur edhe një herë poshtë zërat për një bashkëpunim mes tij dhe Edi Ramës pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigja ime është “jo”!”, tha Basha gjatë një takimi elektoral në Ndroq.
“Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Votoni 9! Vendimi është në dorën tuaj! Kemi vuajtur të njëjtat probleme. Kemi të njëjtat sfida. Ejani bashkohuni me marshimin tonë drejt ndryshimit! Nuk ka ndryshim me Edi Ramën. Votoni 9 masivisht më 25 prill!”, shtoi kreu i opozitës. (A2 Televizion)