Bashkëpunimi Rama-Basha, Berisha: Lutje e humbësit

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 13:34 | Politikë
Bashkëpunimi Rama-Basha, Berisha: Lutje e humbësit

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, komentoi ftesën për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e konsideruar si një “lutje humbësi”.

“Është lutja e humbësit kjo e Edi Ramës. Ai po e ndjen humbjen me të gjithë qenien e tij. Ai është në panik, në lodhje të madhe fizike. Në çdo paraqitje del me këmisha dhe bluza të gjata deri në gju, dëshmi e problemeve të tij fizike. Një njeri që nuk ka program, por që po shikon fundin e tij, i lutet kundërshtarit, të cilin e quante kukull deri pardje. Basha ia ka kthyer qartë përgjigjen. Rama po punon thjesht për të qëndruar në krye të PS-së”, u shpreh Berisha.

“I garantoj plotësisht shqiptarët, që marrëveshja e vjetër nuk nënkuptonte bashkëqeverisjen me Edi Ramën. E dyta, përjashtohet në mënyrë kategorike bashkëqeverisja, pasi atë nuk e do asnjë shqiptar, i vendosur apo i pavendosur qoftë. Të bësh aleancë me Ramën është që të “martohesh” me korrupsionin; të bësh aleancë me Ramën është të shohësh drejt Azisë, jo Evropës; të bësh aleancë me Ramën do të thotë të përjashtosh investitorët e huaj. Çdo shqiptar e kupton që kjo do të ishte vdekje e ëmbël e demokracisë. Do të bashkëpunojmë me opozitën për integrimin e vendit, por jo bashkëqeverisje”, tha prerë Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos