Fushata zgjedhore, Berisha: Rama mohon të vërtetat e hidhura. Basha nuk ra na banalitetin e kundërshtarit

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 13:34 | Politikë
Fushata zgjedhore, Berisha: Rama mohon të vërtetat e hidhura. Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama se ka probleme të mëdha psikike dhe vuan nga sindroma e mohimit, duke mos pranuar të vërtetat e hidhura dhe duke akuzuar kundërshtarët.

“Rama ka probleme të mëdha fizike e psikike, por për shkak të problemeve psikike ai vuan nga sindroma e mohimit që karakterizohet nga mospranimi i të vërtetave të hidhura, që nuk të pëlqejnë, bën gjithçka për të mos i pranuar. Në këtë kontekst, Sali Berisha është bërë perëndia e tij, mbas parasë. Sepse refleksi i njerëzve primitivë që kur shihnin zjarrin, rrufenë apo ujin i shndërronin në Perëndi”.

Duke komentuar fushatën elektorale, Berisha theksoi se kryedemokrati Basha po bën një fushatë të shkëlqyer në kushte pandemie, që ka pushtuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve me programin e tij, përkundër Ramës, që sipas Berishës e bazon fushatën në nxirjen e kundërshtarit.

“Basha ka zhvilluar në kushtet e pandemisë një fushatë të shkëlqyer që mund të zhvillonte një njeri. U angazhua për të pushtuar zemrat e mendjet e shqiptarëve me një program, më i miri që mund të jetë paraqitur ndonjëherë para tyre. Që ka vendosur në epiqendër jo projektet 3D, por qytetarin me problematikat e mëdha, rrogat, pensionet e shkollat dhe të gjithë problemet e tyre. Pra programi i Bashës është përgatitur nga ekspertë, ndër më të shquarit në Europë me punë të kujdesshme dyvjeçare dhe impakt pozitiv te njerëzit, i paqortueshëm. Basha nuk ra prej 3 muajve në asnjë rast, në asnjë moment në banalitetin, vulgaritetin e fushatës së kundërshtarit, i cili e bazoi pas 8 vitesh në pushtet, duke mos pasur asnjë bilanc, veç dështimet, asnjë program, veç mashtrimeve, u mor gjithë kohën me nxirjen e kundërshtarit dhe kundërshtarëve në mënyrë të veçantë me nxirjen e Sali Berishës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos