Berisha: Thirrja e Yuri Kim, në interesin më të mirë të shqiptarëve

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 14:22 | Politikë
Berisha: Thirrja e Yuri Kim, në interesin më të mirë të

Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë, komentoi në “Ditari” në A2 deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ftoi shqiptarët që ta vërtetojnë dëshirën e tyre për ndryshim me votë.

https://a2news.com/2021/04/15/shba-nuk-mbeshtet-askend-ne-keto-zgjedhje-yuri-kim-nese-do-te-doja-qe-ju-te-votonit-dike-do-tua-thosha/

“Ajo e Yuri Kim ishte thirrje miqësore, e përgjegjshme dhe në interesin më të mirë të shqiptarëve. Ajo mbrojti parimet universale që ndjek SHBA-ja për vendet aleate dhe partnere. Thirrja e saj ishte për të ndëshkuar me votë krimin dhe për të votuar për atë që dëshmohet si ndryshimi që duan shqiptarët”, deklaroi Berisha.

“Sot, rreth 70% e shqiptarëve duan ndryshimin. Është në tagrin e shqiptarëve për të arritur ndryshimin”, shtoi ish-kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos