A duhet të tërhiqet Basha nëse humbet zgjedhjet? Berisha: Për të gjitha zhvillimet, përgjegjësia bazë dhe kryesore është e kryetarit

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 13:50 | Politikë
A duhet të tërhiqet Basha nëse humbet zgjedhjet? Berisha:

Sali Berisha mendon që është përgjegjësia e Lulzim Bashës, rezultati që do të marrë Partia Demokratike, në zgjedhjet e 25 prillit. I pyetur në studion e "Ditarit" në A2, nëse kreu i PD-së duhet të dorëhiqet nëse i humbet zgjedhjet, Berisha tha: “Për të gjitha zhvillimet, përgjegjësia bazë dhe kryesore është e kryetarit. Por unë kësaj here të jem i sinqertë shoh kudo një tis fitoreje në rritje”.

Berisha shtoi se Basha, tani, po mendon për kabinetin e tij të ardhshëm. “Po mendon për 100 ditët e qeverisjes së tij, në mënyrë që t’u tregojë zgjedhësve mirënjohje. Por jam i sigurt që premtimet që ka bërë do t’i mbajë. Është angazhuar se në 100 ditët e para do të hapë negociatat, një angazhim jashtëzakonisht i rëndësishëm, por në gjykimin tim krejtësisht i realizueshëm”. (A2 Televizion)

Intervista e plotë

https://youtu.be/ruugrzA4AJg
https://a2news.com/2021/04/16/fushata-zgjedhore-berisha-rama-mohon-te-vertetat-e-hidhura-basha-nuk-ra-na-banalitetin-e-kundershtarit/
https://a2news.com/2021/04/16/bashkepunimi-rama-basha-berisha-lutje-e-humbesit/
https://a2news.com/2021/04/16/berisha-situata-e-pandemise-dramatike-kujdes-me-vaksinat-kineze-kontrolloni-skadencen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos