Basha-Ramës: Pas çdo vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 13:27 | Politikë
Basha-Ramës: Pas çdo vuajtje të shqiptarëve qëndron

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkroi në Twitter se “pas çdo dhimbjeje dhe vuajtjeje të shqiptarëve, qëndron një vjedhje” e kryeministrit Edi Rama.

“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja”, shkroi Basha në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/15/rama-i-pergjigjet-bashes-keshtu-do-behesh-kryeminister-ti-o-miku-im-artist-me-plehrat-ne-goje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos