Inceneratorët, Basha: SPAK të nisë hetimet, ose të dorëhiqet

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 12:33 | Politikë
Inceneratorët, Basha: SPAK të nisë hetimet, ose të

Me emra të përveçëm kryedemokrati Basha denoncoi sërish aferën korruptive, siç e quajti ai, të mafies së plehrave, ndërsa i bëri thirrje SPAKU-t të nisë, menjëherë, hetimet.

“Rama, Ahmetaj, Veliaj, Klodian Mërtiri me shokë, sot vazhdon të marrë miliona euro, që duhet të shkonin për të papunët e bizneset e vogla, ka shtrirë tentakulat, jo vetëm në shtet, por edhe pronarë të mediave. Refuzoni paratë e mafies dhe denonconi aferën korruptive 400 mln euro të shqiptarëve për mafien e plehrave. Nuk është kurrë vonë për të denoncuar.”

https://a2news.com/2020/10/14/inceneratoret-basha-rama-ka-paguar-75-milione-euro-per-mafien-e-plehrave/

Basha tha se duhet të justifikojë ekzistencën e tij duke hetuar aferën 400 milionë të mafies së plehrave.

“SPAK të justifikojë ekzistencën. Keni marrë miliona nga taksapaguesit, është momenti të çoheni dhe të mbroni bukën e gojës së shqiptarëve. SPAK të nisë dhe njoftojë hetimet për aferën 400 milionë të mafies së plehrave. Të japin përgjegjësi para shqiptarëve, ose të japin dorëheqjen”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/14/rama-i-pergjigjet-bashes-shqiperia-e-perpunimit-teknologjik-te-mbetjeve-nuk-do-te-ndalet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos