Basha: Sapo dorëzuam në Kuvend amendamentet kushtetuese me 3 prioritete absolute

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 13:12 | Politikë
Basha: Sapo dorëzuam në Kuvend amendamentet kushtetuese me 3

Lulzim Basha, në një konferencë të posaçme për shtyp, bëri të ditur se partia që ai drejton ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese, në lidhje me 3 prioritete kryesore.

“Para disa minutash, PD-ja ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë shqiptarët nga depresioni, kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i 8 viteve të qeverisjes.

Këto 3 çështje kryesore kanë të bëjnë me reformën zgjedhore. Amendamentet kanë të bëjnë me zhbërjen e 30 korrikut dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor për të nisur sa më shpejt nga puna, me qëllim që reforma zgjedhore të nisë një orë e më parë. Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë shqiptarët, për shkak të asaj që Këshilli i Europës e konsideron si dështim total, reforma territoriale. Propozimi i tretë dhe ai që është më i detajuari, ka të bëjë me Vetingun e politikanëve. Çfarë do të kontrollohet? Pandëshkueshmëria e politikanëve të lartë dhe bosët e krimit janë një nga problemet kryesore që Shqipëria nuk ecën përpara. Ndaj, vëmendja jonë është shkëputja e lidhjeve të krimit me politikën. Ne dimë se procesi i kontrollit të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesit ka qenë në kritikë të vazhdueshme dhe si rezultat, numri dhe niveli i atyre subjekteve që kanë provuar forcën e ligjit në këtë aspekt është shumë modest. Ne kemi fakte konkrete, që ne i kemi denoncuar, që media i ka publikuar, të pasurive marramendëse të politikanëve shqiptarë. Nga ana tjetër, kemi edhe akuza, nga të dyja drejtimet. E pra, akuzat e paprovuara shërbejnë vetëm për të mbuluar këtë llum korrupsioni ku është zhytur një pjesë e politikës duke vjedhur paratë dhe pronat e shqiptarëve. Ky është momenti që të ndahet shapi nga sheqeri”, tha Basha.

Më tej, kreu demokrat theksoi se ndryshime të tilla kushtetuese duhet të kenë kompromis. “Ajo që kërkohet është vullneti politik. Kjo që tani është depozituar në Kuvend përfaqëson vullnetin politik të PD-së edhe nëse masakra e 25 prillit nuk do të kishte ndodhur dhe PD-ja do të ishte në qeverisje të vendit, nuk kam asnjë dyshim se do të kishim 94 vota për të ndryshuar kushtetutën. Unë gjykoj që këto ndryshime duhet të kenë mbështetje, është interesi i të gjithë shqiptarëve”.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/19/vetingu-i-politikaneve-hallkat-e-propozimit-te-pd-nga-hetimi-i-spak-te-vendimi-i-kushtetueses/
https://a2news.com/2021/10/19/3-nismat-e-pd-basha-mbledh-anetaret-e-komisionit-te-ligjeve-per-t-i-finalizuar/
https://a2news.com/2021/10/19/si-do-te-behet-vetingu-i-politikaneve-te-gjitha-hallkat-e-procesit-te-propozuara-nga-pd/
https://a2news.com/2021/10/19/amendamentet-e-pd-taulant-balla-mirepresim-propozimet-por-vetem-ne-zbatim-te-kushtetutes/
https://a2news.com/2021/10/18/vetingu-ne-politike-sipas-komisionit-te-venecias-basha-njesi-e-posacme-e-spak-te-evidentoje-nje-per-nje-te-gjithe/
https://a2news.com/2021/10/18/pd-kerkon-veting-per-politikanet-nisma-dergohet-te-merkuren-ne-kuvend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos