Progres-raporti, Balla: Shpresoj që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet brenda Krishtlindjes

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 11:10 | Politikë
Progres-raporti, Balla: Shpresoj që konferenca e parë

Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Kombëtar, deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Komisioni me anë të progres-raportit të fundit, konfirmoi edhe njëherë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Balla shtoi se shpreson se konferenca e parë ndërqeveritare, do të mbahet brenda muajit dhjetor.

“Nëse rikujtojmë raportin e vitit 2020, Komisioni shprehej qartë për përmbushjen e të gjitha kushteve dhe hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Unë shpresoj që kjo konferencë ndërqeveritare të mbahet brenda Krishtlindjeve. I takon Bashkimit Europian që të mbajë fjalën. Ajo që ndryshon nga raporti i vitit 2020 është konteksti në të cilën Shqipërisë i është dashur të ecë përpara në reformat e thella, të kërkuara nga Bashkimi Europian. Nuk duhet të harrojmë sfidat e pandemisë. Rezultatet janë të dukshme dhe vullnet i kësaj mazhorance është i palëkundur”, deklaroi Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos