Progres-raporti, Rama: Është BE që nuk po i arrin rezultatet, jo Shqipëria

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 10:08 | Politikë
Progres-raporti, Rama: Është BE që nuk po i arrin rezultatet, jo

Në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian thuhet se Shqipëria ka bërë përparim në reforma, por nga ana tjetër nuk ka rezultat sa i përket integrimit të vendit.

Ambasadori i BE-së në Tiranë u pyet nga gazetarët se çfarë duhet të bëjë Shqipëria më shumë që të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare. Ai theksoi se tashmë është koha që BE-ja të mbajë premtimin.

“Unë mendoj se integrimi ndodh dita-ditës, dhe Shqipëria po integrohet dita-ditës në BE edhe në sajë të shkëmbimeve të frytshme që ndodhin edhe në anën e asistencës financiare të BE-së.

https://a2news.com/2021/10/20/te-mbahet-konferenca-e-pare-nderqeveritare-soreca-vonesat-do-kene-ndikim-per-besueshmerine-ndaj-be/

Për hapat e mëtejshëm, unë kam qenë tejet i qartë se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe tani është koha që BE-ja të mbajë premtimin e vet, pra shtetet anëtare të lexojnë raportin dhe të gjejnë pikat e forta për të kaluar ato çështje dypalëshe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ulen në atë tryezë”.

Ndërkohë, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria i ka arritur rezultatet, por është BE-ja që nuk po i arrin.

“Ka një nuancë që duhet theksuar në fjalën rezultat. Në fakt, Shqipëria i ka arritur rezultatet që duhet të arrinte në këtë fazë, është BE-ja që nuk po arrin rezultat. Rezultatet që ka arritur Shqipëria janë në raport. Nëse ne vazhdojmë reformat dhe KE, që është gjykatësi i vetëm objektiv në këtë proces, nëse ne vazhdojmë të bëjmë përparim, këto përparime nuk i bëjmë se do të shkojmë të marrim provimin, por që të qëndrojnë këtu, që Shqipëria të bëhet më e mirë”, theksoi Rama.

https://a2news.com/2021/10/20/propozimet-e-pd-rama-kemi-vullnet-te-degjojme-por-edhe-duam-te-degjohemi/
https://a2news.com/2021/10/20/rama-merr-progres-raportin-komisioni-europian-konfirmon-bindjen-shqiperia-i-ka-plotesuar-te-gjitha-kushtet/

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos