Kryetari demokrat, Lulzim Basha, ka kritikuar këtë herë qeverinë për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe transportit. Në një postim në Facebook, Basha thotë se në 7 vite qeverisje, Rama ka rrrënuar ekonominë ndërsa në pandemi u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.
“Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%. Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.”
Sipas Bashës, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që kthen të papunët në punë dhe ul koston e jetesës.
“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë sonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.” (A2 Televizion)
