Basha takon Metën në Presidencë: Diskutuam për 13 Tetorin

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 09:44 | Politikë
Basha takon Metën në Presidencë: Diskutuam për 13 Tetorin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Ilir Metën në Presidencë paraditen e së martës.

Takimi zgjati rreth 30 minuta.

Në lidhje me këtë takim Basha u shpreh kështu për gazetarët: “Kreu i Shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike. Duke vlerësuar maksimalisht shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë që opozita është në këtë betejë për interesin e njerëzve, për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës dhe për të garantuar një qeveri që buron nga njerëzit dhe i shërben njerëzve. Kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm politikë, në raport me zgjidhjet që presin dhe do t’u ofrojmë shqiptarëve”.

Pas takimit me Presidentin, kreu i PD-së zhvilloi një takim edhe me aleatët e tij.

“Një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që ia ka dalë ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë dhe ta zhysë ekonominë në ditën më të zezë në këto dy dekada”, tha Basha pas takimit me aleatët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/07/11/shkarkimi-i-presidentit-meta-do-te-thirret-ne-shtator-ne-komision/

A2 CNN Livestream

Latest Videos