
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kthehet sërish me akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Edi Rama.
Kësaj radhe akuza vjen me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku Basha akuzon Ramën për luksin sipas tij të tepruar me të cilin rrethohet, për të cilin sipas tij kryeministri shpenzon “miliona euro të grabitura përmes gjobave ndaj sipërmarrjeve të vogla”.
Sipas Bashës, Rama ka shpenzuar mbi 5.5 milionë euro vetëm për arredimin e zyrës.
Basha denoncon edhe kontratat sekrete që sipas tij kreu i ekzekutivit i ka dhënë miqve dhe familjarëve të tij, për rreth 14.1 milionë euro. (A2 Televizion)