Dokumentari i RAI 3, Rama: S’ka pikë lidhje me gazetarinë. PD: RAI 3 në listën e armiqve si Bild dhe VOA

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 16:48 | Politikë
Dokumentari i RAI 3, Rama: S’ka pikë lidhje me gazetarinë. PD:

Nuk shuhen ende polemikat dhe replikat pas dokumentarit të transmetuar nga kanali televiziv shtetëror italian RAI 3 mbi trafikun e drogës në Shqipëri.

https://a2news.com/2019/08/10/lleshaj-pas-emisionit-te-rai-3-per-kanabisin-sallate-televizive-e-verteta-eshte-ndryshe/

Pas deklaratave të ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, që cilësoi dokumentarin si një “sallatë televizive pa asnjë vlerë”, reagoi përmes rrjeteve sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili në një postim deklaroi, duke komentuar ndërhyrjen e Lleshajt, se është “e kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1160180660029595648

Pak minuta më vonë, replikoi partia Demokratike me anë të Gazmend Bardhit, i bëri paralelizmin me kritikat që sipas tij kryeministri i ka drejtuar edhe mediave të tjera të huaja si Bild dhe Zëri i Amerikës.

https://twitter.com/GazmentBardhi/status/1160191952735875073

“Rai 3 në listën e armiqve të jashtëm të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, bashkë me Zërin e Amerikës dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk është “llafe në erë”. Karabinieria italiane nuk është “llafe në erë. Faktet e partnereve janë të pakundërshtueshme!”, deklaroi Bardhi në Twitter.  

https://a2news.com/2019/08/08/narcotica-ne-rai-tre-bandat-shqiptare-qarkullojne-3-miliarde-euro-ne-vit-para-droge/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

Sipas tij “në Shqipëri është  mbjellë 5 herë më shumë kanabis se vjet. Shqipëria bazë për kokainën kolumbiane dhe heroinën afgane”, dhe se vendi është shndërruar në ”parajsën e krimit të organizuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos