Basha, vizitë në SHBA

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 16:51 | Politikë
Basha, vizitë në SHBA

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në SHBA. Ai po merr pjesë në një aktivitet në Uashington. Disa muaj më parë kur drejtonte PD Basha mori një ftesë publike nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane, Gabriel Escobar, për të udhëtuar në SHBA.

Kjo është vizita e parë e tij në SHBA pas një kohe të gjatë dhe situatës së shkaktuar në PD.

Në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në kryeqytetin amerikan, Basha është takuar edhe me presidenten e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos