Progres-raporti, a janë shtuar “detyrat e shtëpisë” për Shqipërinë?

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 20:12 | Politikë
Progres-raporti, a janë shtuar “detyrat e shtëpisë”

Komisioni Europian publikoi një ditë më parë progres-raportin për Shqipërinë, por dokumenti iu dorëzua sot zyrtarisht qeverisë shqiptare, pasi as Kryeministri Rama dhe as zëvendëskryeministrja Balluku nuk ndodheshin të mërkurën në Shqipëri.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se vendi “ka vijuar të bëjë një progres të mirë duke marrë rezultate të dukshme”, por shtoi se “përpjekje të tjera duhen në çështjet kyçe për zbatimin e ligjit”.

Për këtë u diskutua mbrëmjen e së enjtes në Debat, ku i ftuar ishte Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Për Krasniqin, tashmë kanë ndryshuar raportet e Shqipërisë me Komisionin Europian. “Në dallim nga raportet e mëparshme që kanë pasur si synim nxitjen e hapjes së negociatave, raporti i fundit vjen në një moment kur janë hapur negociatat. Në këtë lloj këndvështrimi, ne e masim raportin me nevojat që ka Shqipëria me standardet që duhet të ketë një vend dhe me çështjen e negociatave. Në këtë lloj këndvështrimi, mendoj se raporti është shumë larg nga ajo që pritej. Ndërkohë, në krahasim me raportet e kaluara, sidomos në dekadën e fundit, një pjesë e madhe e gjërave janë përsëritur dhe ato që konsiderohen risi mund të jenë edhe gjëra që mund të jenë lehtësisht të evitueshme

Ajo që ka lidhje me Shqipërinë është koncepti i vlerave. Kjo duhet të ishte edhe shqetësimi kryesor në Tiranë”, u shpreh Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos