Bashkëpunim me PD? Rama zbulon se çfarë do të bëjë nëse nuk merr votat e mjaftueshme në 25 prill

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 12:17 | Politikë
Bashkëpunim me PD? Rama zbulon se çfarë do të

Kryeministri Edi Rama përjashtoi një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike nëse në 25 prill nuk merr votat e nevojshme për të formuar i vetëm qeverinë.

“Ditën që shqiptarët nuk do të më besojnë mua që të jem në rolin e kryeministrit, unë do t’i përqafoj të gjithë shqiptarët me mirënjohje dhe do t’u them puna e mbarë atyre që do të marrin stafetën”, tha kreu i qeverisë.

Rama e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të platformës së re digjitale të Partisë Socialiste, ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj partie. Rama tha se me këtë platformë, krahas komunikimit dhe ndërveprimit, anëtarët do të mund të zgjedhin edhe deputetët përmes votës së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos