Bashkëpunuan me rusët, ukrainasit lidhin në mes të qytetit tradhtarët

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 10:33 | Bota

Banorët e Khersonit kanë nisur hakmarrjen ndaj bashkëpunëtorëve të rusëve, të cilët ndihmuan ushtrinë e Putinit të dislokohej në qytet që prej nisjes së ofensivës ushtarake.

Dy persona u shfaqën të lidhur nga duart në mes të qytetit ukrainas, me qytetarët që kalonin pranë tyre dhe i thërrisnin "tradhtarë", në pritje të ushtarëve që do të vendosnin për dërgimin e tyre në burg.

Sipas raportimeve, dhjetëra bashkëpunëtorë të Rusisë në Kherson u larguan javët e fundit nga qyteti, pikërisht për t’i shpëtuar arrestimit për krimet e tyre.

Ndonëse dje në Kherson pati festime për çlirimin, ekziston ende frika se shumë trupa ruse mund të fshihen në rrethina, duke lënë pas dhe kurthe me bomba. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos