
Bashkim Fino, politikani karizmatik do t’i mungojë sallës së Kuvendit të Shqipërisë.
Rrugëtimin politik e nisi në vitin 1992, kur u zgjodh kryetar i Bashkisë Gjirokastër nën siglën e Partisë Socialiste. Por, momenti më i fortë për karrierën e tij politike, është kur emri i tij gjeti konsensus në vitin e vështirë 1997. Bashkim Fino u thirr për të drejtuar qeverinë e pajtimit kombëtar nga marsi në korrik, pasi u mbajtën zgjedhjet e parakohshme që sollën Partinë Socialiste në pushtet, ndërsa kalimi i demokratëve në opozitë u shoqërua edhe me dorëheqjen e Presidentit të kohës, Sali Berisha.
Nga kjo periudhë e deri në orët e para të ditës së hënë, përpara sesa Covid-19 të ngrinte flamurin e fitores me të, ai ishte një deputet aktiv në Komisionin parlamentar të Ligjeve, por pa mundur të bëjë fushatë në Qarkun e Fierit si kandidat, edhe për një legjislaturë tjetër.
Bashkim Fino kishte mbaruar studimet për ekonomi që ndikuan edhe në jetën e tij politike. Për tetë vite rresht ai ka qenë relator i Buxhetit të Shtetit pranë Komisionit të Ligjeve, ku shpesh është bërë lajm për dorështrëngimin e tij në financat publike.
Në vitin 2018, Fino kërkoi të shkëputej nga politika, ku garoi për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, sport të cilin e kishte më shumë se sa pasion.
Në jetën e tij, sëmundjet e kishin sprovuar më parë, kur arrit të mposhti leuceminë, por jo Covid-19. (A2 Televizion)