
Nazim Rashiti, gazetar i “Alsat M” në Shkup, tha për “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se “Bashkimi Europian është “strukur” në zyrën e tij dhe nuk po i jep më as kurajo vendeve që presin integrimin”.
Tani duhen parë qëllimet e qeverisë së re bullgare dhe figurat e reja politike që u shfaqën pas zgjedhjeve. Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë në Maqedoninë e Veriut e kanë fokusin te mbajtja e shumicës parlamentare, por gjithçka është e lidhur me integrimin.
“Mendoj që Bashkimi Europian është “strukur” në zyrën e tij dhe nuk po komenton rreth zhvillimeve, qoftë edhe për t’i dhënë kurajo vendeve që presin integrimin. Kjo është zhgënjyese për qytetarët tanë, pasi anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE ka mundur që të shuajë konfliktet në vend. Nëse rajoni ka tensione, nuk është mirë për askënd, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën”, shtoi Rashiti.
Kur u pyet për arsyen e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, gazetari tha: “Ka të bëjë më tepër me dinamikat e brendshme të vendit, me zhgënjimet e qytetarëve dhe presionit që iu bë nga politika e brendshme”. (A2 Televizion)