
Kevin Durant është nga sot pikëshënuesi më i mirë i ekipit amerikan të basketbollit për meshkuj në Lojrat Olimpike, me 354 pikë.
Ylli i Brooklyn Nets kaloi në këtë renditje veteranin Carmelo Anthony, i cili mbante rekordin me 336 pikë.
SHBA fitoi 118-94 ndaj Republikës Çeke, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Olimpiadës si vendi i dytë i grupit.
Durant ka luajtur 19 ndeshje gjithsej në 3 olimpiada (Londër 2012, Rio 2016 dhe Tokio 2020). (A2 Televizion)