Mercedesi dominon në Hungari, Hamilton-Bottas “pushtojnë” vijën e parë të nisjes

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 16:16 | Sporte të tjera
Mercedesi dominon në Hungari, Hamilton-Bottas “pushtojnë”

Mercedes ka treguar fuqinë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë.

Lewis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë të kualifikueseve, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.

Kundërshtari kryesor i britanikut për titullin kampion, Max Verstappen, do të niset nga vendi i tretë.

Ndërkohë, Charles Leclerc me Ferrari do të niset vetëm nga vendi i shtatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos