Qerimaj i pari në baterinë B, 338 kg në dygarësh

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 07:58 | Sporte të tjera

Erkand Qerimaj e mbylli më vendin e parë në baterinë B të peshëngritjes, në kategorinë deri në 81 kg. Sportisti shqiptar e nisi garimin e tij në shkëputje me 151 kg duke e kaluar me sukses këtë provë. Me shumë lehtësi Qerimaj kaloi edhe provën e dytë, ku në bosht kish 155 kg. Shumë e lehtë ishte dhe prova e tretë me 157 kg, duke bërë që të marrë vendin e parë në bateri.

Stilin e shkëputjes Qerimaj e nisi me 181 kg provën e parë, te cilën e realizoi me sukses të plotë. Dy provat e tjera me 185 dhe 187 peshëngritësi nuk arriti ti realizojë dhe duke e mbyllur garimin e tij me dygarëshin në 338 kg dhe duke mbajtur vendin e parë në baterinë B të kategorisë deri në 81 kg, në pritje tani të garimit të peshëngritësve të baterisë A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos