Peshëngritje, Qerimaj renditet i nënti në botë

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 11:42 | Sporte të tjera
Peshëngritje, Qerimaj renditet i nënti në botë

Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e parë konkurrimin në baterinë B të kategorisë deri në 81 kg në peshëngritje dhe u pozicionua i nënti në botë, në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Kampioni shqiptar i realizoi të treja provat në shkëputje, ku e nisi me 151 kg dhe në tentativën e tretë, arriti të realizonte me sukses peshën 157 kg, duke kryesuar.

Në shkëputje Qerimaj realizoi vetëm provën e parë me 181kg, ndërsa nuk arriti të kalonte dy provat e tjera me 185 dhe 187 kg, duke bërë që ta mbyllte konkurrimin në dygarësh me peshën e përgjithshme 338 kg.

https://a2news.com/2021/07/31/qerimaj-i-pari-ne-baterine-b-338-kg-ne-dygaresh/?foto=2

Pasi u pozicionua i pari në baterinë B, peshëngritësi kuqezi priti edhe rezultatet e garës në baterinë A.

Aty ku sfida ishte mjaft e fortë dhe në fund u fitua nga kinezi Xiaojun Lyu, i cili vendosi tre rekorde olimpike në shkëputje, shtytje dhe dygarësh, me rezultatin e përgjithshëm 374 kg.

Ai mposhti rivalin nga Republika Domenikane, Zacarias Bonnat Michel, ndërsa podiumi u plotësua nga italiani Antonio Pizzolato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos