Basketboll, ndërron jetë trajneri legjendar i Utah Jazz

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 17:46 | Sporte të tjera
Basketboll, ndërron jetë trajneri legjendar i Utah Jazz

Jerry Sloan, trajneri legjendar i ekipit amerikan të basketbollit Utah Jazz, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pasi vuante nga Parkinsoni dhe skleroza.

I tërhequr nga profesioni në vitin 2011, pas më shumë se dy dekadave në shërbim të Utah Jazz, Sloan është një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai dërgoi në Finalet e NBA ekipin e udhëhequr nga John Stockton dhe Karl Malone në vitet 1997 dhe 1998, ku në të dyja rastet u mundën nga Chicago Bulls i Michael Jordan.

Jerry Sloan është trajneri i katërt me më shumë fitore në NBA (1221). Ai është kualifikuar 20 herë për në “playoff” (19 herë me Utah Jazz dhe 1 herë me Chicago Bulls). Edhe pse nuk ka fituar kurrë unazë kampioni, është një nga trajnerët më të vlerësuar dhe më të respektuar në historinë e NBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos