
Një gol i realizuar 7 minuta para fundit nga francezi Ribery i ka dhënë 3 pikët e radhës kampionëve të Bayernit në ndeshjen e së mërkurës ndaj Leipzig.
Bayern dominoi takimin, por rastet e humbura para portës ishin të shumta dhe duhet të vinte minuta e 83 që sulmet e tyre të konkretizoheshin në gol.
Ky trepikësh e ndihmoi skuadrën e Bayern të ngushtoi në 6 pikë diferencën ndaj Dortmundit kryesues, të cilët u mundën një ditë më parë në transfertën e Dusseldorf.
Ndërkohë në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Bayernin renditet Monchengladbach, por me golavarazh më të mirë. (A2 Televizion)