Përfundon “romanca”, Ronaldo do të largohet nga United

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 15:52 | Futboll
Përfundon “romanca”, Ronaldo do të largohet nga United

Dashuritë, edhe ato më të bukurat, ndonjëherë përfundojnë. E tillë është edhe historia e Cristiano Ronaldo me Manchester United. Ylli portugez po qëndron gjithë kohën në stol që prej emërimit të trajnerit Ten Hag.

Fakti që nuk luajti as në derbin e humbur 6 me 3 me rivalët e Manchester City, duket se vulosi vendimin e 37-vjeçarit.

Sulmuesi do të largohet nga Old Trafford gjatë merkatos së janarit. Gjithçka vetëm një muaj e gjysmë pasi refuzoi kontratën me vlerë 242 milionë nga Arabia Saudite. Tani Cristiano do të kërkojë një ekip të ri që luan në Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos