
Bayerni i Mynihut ka marrë tashmë një besim që do çojë atë drejt fitores të një tjetër titulli gjerman.
Bavarezët shkatërruan Mainzin “e gjorë” me shifrat tenistike 6-0, ku protagonist ishte kolumbiani James Rodriguez. Sulmuesi, që gjatë këtij viti ka qenë në qendër të polemikave për një performancë jo të denjë për talentin e tij, që e kishte çuar deri në mënjanim, sot u rikthye me një tripletë që vlen si një kartëvizitë interesante për fundin e sezonit.
Rodriguez shënoi në minutat 33’, 51’ dhe 55’, ky i fundit vërtet i bukur teknikisht. Golat e tjerë u shënuan nga Lewandoski (3’), Coman (39’) dhe Davies (70’).
Me fitoren e sotme Bayern nuk i ndahet Borussia Dortund në Krye të Bundesligës, me 60 pikë. (A2 Televizion)