Panucci: Provojmë të fitojmë ndaj Turqisë edhe pse janë më të fortë

Nga A2 CNN
17 Mars 2019, 11:26 | Futboll
Panucci: Provojmë të fitojmë ndaj Turqisë edhe pse janë

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, trajneri i kombëtares, Christian Panucci u shpreh se skuadra do të provojë të fitojë ndeshjen ndaj Turqisë edhe pse nuk e mohon se kundërshtari është më i fortë.

“Ajo që më shqetëson më shumë kur vij këtu është fakti që kemi shumë luhatje. Fitojmë me Turqinë, humbim me Kosovën. Kur djemtë e kanë atë zjarrin brenda mund të bëjmë gjëra shumë të rëndësishme. Unë jam i bindur se mund t’ia dalim shumë mirë me Turqinë dhe do të provojmë ta fitojmë ndeshjen. Turqia është një skuadër e fortë. Sapo ka ndryshuar trajnerin. Si skuadër është më e fortë se ne. Duhet të jemi më të fortë se ata për t’u mundur. Por unë kam shumë besim te djemtë dhe besoj se do ta mundim”, tha Panucci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos