
Tirana ka marrë humbjen e parë në Kategorinë Superiore për vitin 2019-të duke u mposhtur minimalisht 1-0 nga Kastrioti.
Krutanëve u ka mjaftuar një penallti shumë e debatuar e kthyer në gol nga Marku në minutën e 27-të të pjesës së parë për të rrëmbyer 3 pikët aq të dëshiruara në garën për mbijetesë.
Me këtë fitore, Kastrioti mbetet në vendin e parafundit, por tashmë është vetëm një pikë larg nga Luftëtari.
Ndeshja tjetër e kësaj të diele në Superiore ishte ajo mes Laçit dhe Flamurtarit, në të cilën nuk u shënua asnjë gol. (A2 Televizion)