
Fjoart Jonuzi është futbollisti më i ri i Tiranës. Bardheblutë e zyrtarizuan me anë të një postimi ku i uruan mirëseardhjen mesfushorit të ri.
Pas 3 sezonesh tek Vllaznia, futbollisti nga Kukësi vendosi të largohet dhe të nisë një aventurë tjetër në kryeqytet.
Me fanellën kuqeblu, Jonuzi mbylli një vit fantastik pasi përveçse ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm me Vllazninë, shënoi dhe 7 gola.
Jonuzi do të zë vendin e lënë bosh nga Aleksi në mesfushë dhe nisi menjëherë përgatitjet për ndeshjet e Europës.
Tirana do të luajë në turin e parë të Conference League me gjeorgjianët e Dinamo Batumi me takimin e parë që do të luhet më 13 korrik në kryeqytet. (A2 Televizion)