
Bayern Munchen ka konfirmuar se është ekipi më i fortë në Gjermani, duke mundur në transfertë me rezultatin 5-1 një kundërshtar direkt për titull, Bayer Leverkusen.
Përpara ndeshjes, dy skuadrat mbanin vendin e parë, me nga 16 pikë secila, por bavarezët treguan se kjo renditje ishte gënjeshtare, pasi diferencat në fushë ishin shumë të mëdha mes dy ekipeve.
Që në minutën e katërt, Leëandoëski shënoi golin e avantazhit për bavarezët, për të dyfishuar shifrat në minutën e 30. Më pas, Muller dhe Gnabry dy herë çuan shifrat në 5-0 që pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Patrick Schick shënoi golin e nderit për Leverkusen. (A2 Televizion)