Çmendet portieri, pëson gol dhe rreh mbrojtësin e tij

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 13:40 | Futboll

Në një ndeshje të kampionatit të Irlandës së Veriut, portieri i ekipit Glentoran ka humbur krejtësisht kontrollin, duke dhunuar një nga shokët e ekipit të tij.

Aaron McCarey, menjëherë sapo pësoi një gol nga Coleraine, iu sul mbrojtësit Bobby Burns me ulërima dhe më pas e kapi nga bluza dhe e goditi.

Ishin lojtarët e tjerë ata që e ndalën çmendurinë e portierit, ndërkohë që arbitri e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq, ndërsa tifozët e ndëshkuan me vërshëllima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos