Milani me fat përmbys Veronën dhe merr kryesimin, rikthehet Ibrahimoviç

Nga A2 CNN
16 Tetor 2021, 22:45 | Futboll
Milani me fat përmbys Veronën dhe merr kryesimin, rikthehet

Milani ka arritur të marrë një fitore me shumë fat ndaj Veronës duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme për garën për vendin e parë në kampionat.

Ndonëse me mungesa të shumta, djemtë e Piolit arritën të përmbysnin rezultatin e pjesës së parë që fliste në favor të miqve në shifrat 0-2.

Kuqezinjtë e shkurtuan rezultatin në minutën e 59 me Giroud. Në minutën e 76 vendasit morën një penallti disi të dyshimtë, e cila u shndërrua në gol nga Kessie. 2 minuta më vonë vjen dhe autogoli i Gunter, i cili elektrizoi vendasit.

Një tjetër lajm pozitiv për Milanin në këtë ndeshje ishte dhe rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç, pas dëmtimit të rëndë që kishte pësuar.

Tashmë pas 8 javësh kampionat Milani renditet në vendin e parë me 22 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos