
Bayern ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës çerekfinale të Champions League, teksa ka fituar 0-1 ndeshjen e parë në transfertë ndaj PSG-së, me gol të realizuar nga Coman.
Pjesën e parë, Bayern e dominoi totalisht, duke krijuar disa raste të pastra për shënim, ndërsa në anën tjetër, PSG ishte thuajse inekzistent në fushën e lojës.
Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 53-të teksa kanadezi Davies asistoi për francezin Coman, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 82-të, Mbappe realizoi pas një aksioni të bukur, por në fund, pasi u konsultua me VAR-in, arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore në transfertë, tashmë Bayern e pret i qetë ndeshjen e kthimit të 8 marsit në Gjermani aty ku do të luhen edhe 90 minutat e kthimit, të cilat do të përcaktojnë skuadrën çerekfinaliste.
Në ndeshjen tjetër të kësaj të marte, Milani fitoi minimalisht 1-0 në San Siro ndaj Tottenham, me gol të Diaz. (A2 Televizion)