Tension tek Inter. Lukaku, debat dhe ofendime me Barella-n në fushë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 11:31 | Futboll

Barazimi me Sampdorian u shoqërua nga tensioni në radhët e Interit. Këtë e konfirmoi debati i ashpër që Romelu Lukaku kishte me Barella-n në fushë.

Pasi sulmues belg nuk arriti të kontrollonte si duhej një top, mesfushori shfaqi dukshëm mërzinë, duke bërë gjeste me duar.

Kjo nuk i pëlqeu Lukakut, që u zemërua me shokun e ekipit dhe nuk i kurseu ofendimet. Përveçse i kërkoi Barella-s që të mos bënte më skena, nga leximi i buzëve të Lukakut dallohej qartë edhe ofendimi i rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos