Haaland, në dyshim përballë Arsenalit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 13:21 | Futboll
Haaland, në dyshim përballë Arsenalit

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haland, rrezikon të mungojë në përballjen me Arsenalin.

Këtë deklaroi në konferencën për shtyp trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guradiola, i cili u shpreh se norvegjezi pas goditjes së marrë në ndeshjen e fundit nuk është ndjerë mirë dhe vetëm kontrollet në vazhdim do të përcaktojnë nëse do të jetë i gatshëm.

Në duelin ndaj Aston Villa, Erling Haaland u përplas me portierin Emiliano Martinez, çfarë bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta. Për Manchester City, përballja me Arsenalin është e rëndësishme pasi, në rast të një suksesi, skuadra e Pep Guardiolës merr kreun e Premier League, ndonëse “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos